10 GJËRA QË NJË PUNËTOR I MIRË DUHET TI KETË

Natyrisht në vendin tonë të punës të gjithë synojmë që të jemi sa më të dalluar dhe të kemi raporte të mrekullueshme me koleget por edhe me punëdhënësit tanë. Që të arrijmë këtë normalisht duhet që të jemi shumë të kujdesshëm dhe të mendojmë secilin veprim që bëjmë sidomos në periudhat fillestare të punës. Cilësitë që patjetër duhet ti ketë jë punëtor janë këto që do ti listojmë në vazhdim:

Komunikimi: punëdhënësit kanë dëshirë që të punësojnë dikë që komunikon mirë dhe e shpreh veten me edukatë të pastër, ne te folur apo te shkruar. Komunikimi I pasaktë apo I papërshtatshëm midis punëtoreve mund ti shkaktoje problem kompanisë.

Vete motivimi: Një punëtor I mirë kurrë nuk duhet të hezitojë të marrë një përgjegjësi më të madhe. Është I gatshëm që të punojë edhe pas orarit që të arrijë qëllimet apo të zgjidhë problemet, edhe nëse puna nuk I takon atij apo asaj .

Efikasiteti: Punëtorët që dinë të përshtaten në një ambient të ri dhe janë të gatshëm të mësojnë gjëra të reja (nxënës të shpejte) dhe të japin më të mirën, zakonisht janë performuesit më të mirë në një kompani apo vend pune.

Bashkpunimi: Shumë kompani përbehen nga ekipe. Në çdo kompani duhet që te punohet në grup. Një punëtor që mund të kontriboj dhe të bashkpunoj me grupin është një punëtor ideal. Dikush që është si “peshku ne ujë”, që do të thotë se mund të veproj vetëm në një fushë të caktuar, zakonisht nuk është shumë I pëlqyer nga punëdhënësit.

Ti ndihmosh të tjerët: Të gjithë e vlerësojnë një ndihmë të vogëlndonjëherë. Mos hezitoni ti ndihmoni të tjerët nëse ata kanë nevojë për ju. Kjo e bën personin të shoqërueshëm me punëtorët e tjerë dhe e mban zyrën në një rrjedhë të mirë që vlerësohet shumë lartë nga punëdhënësit.

Sinqeriteti: Një punëtor I mirë është I sinqertë për punën dhe kualifikimet e tij/saj . Vete-kritikika dhe marrja e reagimeve  (të mira apo të këqija) janë thelbësore që të behesh një punonjës I mirë.

Etika: Rregullat e punës duhen zbatuar. Është një rregullore në çdo vend që duhet të ndiqet. Një punëtor I mirë I ndjek politikat e kompanisë dhe I inspiron të tjerët që të bëjnë te njëjtën gjë.

Sjellja: Të jesh miqësor dhe I afrueshëm nuk do t’ju bëjë dëm. Një punëtor I mirë I thotë kolegut te tij “mirëmëngjesi”, thotë gjera te vogla si ‘faleminderit’ dhe ‘jeni I mirë se ardhur’. Këto gjera mund të jenë të vogla për ty por ai person do të fitojë respektin tënd. Ndonjëherë janë këto detaje që bëjnë diferencën.

Diciplina: çdo pundhënës e do një punëtorë të përpiktë, të disiplinuar dhe të  ndërgjegjshëm. Koha është para. Kur vjen vonë në zyre, marrja e pushimeve të panevojshme, lërja e punëve për moment të fundit dhe largimi nga puna më herët I kushton kompanisë. Asnjë punëdhënës nuk do ta vlerësoje mirë këtë.

Shmangia e thashethemeve: Një person duhet ta mbajë në mend se ka ardhur në zyre të punojë, të bejë një karrierë. Mos shpërndani thashetheme në zyrë. Respektojeni privatësinë e kolegeve.

Punëtorët e mirë dhe te suksesshëm padyshim janë persona që te gjithë do të donin ti kishin në kompanin e tyre prandaj punoni që të arrini sukses në këtë drejtim.
Mësoni të jeni një punëtor I mirë prej fillimit të karrierës suaj!

Gjej Pune, Kerko Pune, Oferta Pune, Pune

Leave a Reply