CFARE DUHET TE PERFSHIJE CV-JA JUAJ ?

Cilat jan aspektet dhe gjërat më të rëndësishëme në një CV?

Në një studim të bërë në vitin 2008 nga Eric Hilden, thuhet se gjërat që më së shumti lën përshtypje në një CV jan:

  • 45%        Pervoje pune paraprake
  • 35%        Kualifikimet & Aftësitë
  • 25%        E lehtë për tu lexuar
  • 16%        Arritjet
  • 14%        Gramatika në të shkruar
  • 9%          Arsimimi
  • 9%          Personaliteti
  • 3%          Objektivat e qarta
  • 1%          Informacionet kontaktuese
  • 1%          Eksperiencat personale
  • 1%          Aftësi kompjuterike

Në vazhim do të listojme gjërat të cilat patjetër duhet ti përmbajë një CV që të ju siguroj një intervistë në vendin ku ju aplikoni për punë.

Informatat personale

Në shumë raste normale këtu do të përfshiheshin: emri juaj , adresa, data e lindjes, numri I telefonit dhe adresa elektronike (e-mail). Nëse ju vendosni një foto në CV, atëher ajo duhet të jetë foto nga koka juaj deri tek shpatullat. Në foto duhet të keni veshje të përshtatshme dhe duhet të jeni i/e buzëqeshur!

Edukimi dhe kualifikimi 

Ofroni informacionin e nevojshëm për shkollimin tuaj, si: diplomat tuaja të universitetit, shkollës së meseme, kurset apo akademitë e ndryshme që keni ndjekur, etj. Shkallen e vlerësimit (notat) mund t’i shkruani vetëm atëherë nëse CV-ja juaj eshte e varfër apo një gjë e tillë eshtë kërkuar nga punëdhënësi.

Eksperienca në punë

Përdorni fjalë të mëdha, si: Unë kam zhvilluar, unë kam planifikuar ose unë kam organizuar.

Edhe nëse puna juaj paraprake ka qenë në një bar, dyqan apo restaurant, nuk ka asgjë të keqe sepse kjo do te thotë se ju keni përvojë në punën në ekip, në shërbimin cilësor për klientët dhe jeni mësuar t’i përballoni ankesat. Mos ofroni informacion për rutinën e përditëshme, detyrat që nuk u hynë në punë, si: pastrimi I tavolinave ose diçka tjetër, vetëm nëse jeni duke aplikuar për një punë të përkohshme gjatë verës në një restaurant ose bar.

Mundohuni që vazhimisht t’I përshtateni pozitës që kerkohet. Nëse është një punë për financa, atëher duhet të jenë të përfshira aftësi aritmetike, aftësi analitike dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve, ndërsa një pozite për marketing duhet t’I ipet më shumë rëndësi aftësive bindëse dhe ndërmjetësuese.

Interesat dhe arritjet personale

Mund t’I ndani ne kategori, si : interesat sportive, kreative etj.

  • Mos përdoni gjëra klishe si: Kam dëshirë të dal dhe të shoqërohem me të tjerë.
  • Mos shtoni shum hobi pasiv si: leximi, shikimi I shum episodave të një seriali në një kohë të shkurtër, koleksionimi I pullave, sepse mund të dukeni një person qe nuk ka aftësi komunikuese të mira me njerëz. Nëse vendosni të shkruani keto lloj gjërash, atehere tregoni se çfar pëlqeni të shikoni apo te lëxoni: “Mua më pelqen shum autori Dickens, sepse më bënë të mundur të futem në kohën e tij dhe ta jetoj atë botë”.
  • Tregoni hobi te ndryshëm dhe mos u fokusoni vetëm në një lloj sepse pastaj do te dukeni shum i “kufizuar”. Nëse gjithçka që keni shkruar është rreth sporteve, atëher ngjallet dyshimi se a jeni të aftë të flisni me një klient që nuk është i interesuar në sport.
  • Nëse keni hobi qe nuk jane te zakonshëm atëher kjo do t’u ndihmoj shum të jeni i veçant nga të tjerët. Fluturimi me parashutë apo alpinizmi tregojnë se keni në qejf aventurat dhe mund të llogaritni në veten tuaj momente te veshtira.
  • Çdo dëshmi që tregon se ju keni aftësi udhëheqjeje është e rëndësishme të ceket, si: kapiten ose trajner i një ekipi sportiv, përfaqësues I ndonjë kursi, pjesë e parlamentit te një shoqërie të studentëve. “Si kapiten i ekipit të kriketit në shkollë, unë duhej te vendosja një shembull pozitiv. Për të motivuar dhe trajnuar të gjithë lojtarët e bëja vetem unë, edhe atëher kur duhej bër ndryshimet e pozitave në fushë. Shpesh ishin në situata të tensionuara “
  • Çdo gjë që dëshmon aftësi për punësim si: punë ekipore, organizimin, planifikimin, aftesi bindese, ndërmjetësuese, etj.

Aftesite

Zakonisht tregohen aftësit për gjuhët e huaja: “Frengjisht mund të bisedoj lirshëm por në spanjisht flas vetëm gjërat bazike” , informatikë “Njohuri të mira pune në MS Access dhe Excel, gjithashtu aftësi themelore për dizajnim të ueb faqeve ”  dhe posedimi i patent shoferit (zakonisht shkruhet kategoria se cilat lloje motorike jeni I licensuar të vozitni).

Referencat

Shumë punëdhënës nuk i shikonjnë referencat në fazën e aplikimit, përveç nëse vendi i lirë I punës që aplikoni në mënyrë specifike kërkon referenca. Nuk preferohet të ngarkohet me këtë pjesë, por gjithesi I bëni vend shkrimit se: “Referencat janë në dispozicion sipas kërkesës.”

Normalisht dy referenca janë të mjaftueshme: një akademike (nga tutori juaj ose një mbikëqyrës i projektit) dhe një nga një punëdhënës (nga puna paraprake).

Theksi në referenca duhet të varet nga ajo se për cfarë ju po aplikoni dhe se çka mund t’I ofroni asaj kompanie. Do te thote, se edhe referencat duhen te jene sa me relevante me vendin e punes qe po aplikoni. Nëse po aplikoni për më shumë se një lloj të punës, ju duhet të keni CV të ndryshme të përshtatura për çdo fushë të karrierës, duke theksuar aspekte të ndryshme të aftësive tuaja dhe përvojës.

Cfare e ben nje CV te mire?

Nuk ka nje mënyrë konkrete për të shkruar një CV apo për të prezentuar atë, por regullat më poshtë mund të ju hynë në punë:

  • Nxirreni ne pah aftësitë relevante për punën që po aplikoni
  • Duhet të jetë e organizuar, e lexueshme dhe jo e varfër me informacione
  • Duhet të jetë informative por edhe e detajuar
  • Duhet të jetë e shkruar me gramatikë të mirë
  • Nëse shihni se CV-ja juaj nuk po ka efekt të mirë, atëher konsultohuni me miqt dhe të afërmit e juaj se çfar mendojnë ata për CV-në tuaj.

Kur pyetëm disa punëdhenës se çfarë I shtyn ata që menjëhere të refuzojne një CV, ata thane:

  • CV-të me gabime drejtëshkrimore 61%
  • CV-të që kanë të kopjuara te gjitha kriteret qe duhen per punen (te postuara ne oferten e punes) 41%
  • CV-të me adres elektronike (email) te pa përshtatshme 35%
  • CV-të që u mungon pjesa e aftësive personale 30%
  • CV-të që janë me tepër se dy faqe të gjata 22%
  • CV-të me dizajn të faqes (fletes) 20%
  • CV-të me foto 13%

 Cfare gabime bëjnë punë-kërkuesit ne CV-të e tyre?

Në një kërkim të bërë, konstatohet se këto janë gabimet më të medha që punë-kërkuesit I bëjnë në CV-të e tyre:

  • 56% bëjnë gabime drejtëshkrimore
  • 21% nuk janë relevant për punën që po aplikojnë
  • 16% nuk kan pervojë në punë
  • 9% nuk kan arritje profesionale
  • 8% kan problem me pjesën e kontaktit (email adresa)
  • 5% profili dhe objektivat janë te pa qarta
  • 2% gënjejnë
  • 1% bashkojnë edhe një foto në CV

Gjej Pune, Kerko Pune, Oferta Pune, Pergatitje, Pune

Leave a Reply