ÇFARË E BËN NJË LIDER TË MIRË?

Shumë lider janë kompetent por vetëm disa prej tyre mund të themi se janë realisht të përkushtuar në atë që bëjnë. Nëse ju doni të jeni në rendin e atyre më të mirëve, atëherë sigurohuni që i posedoni kualitetet që do të përmenden më poshtë. Nuk është e lehtë aspak, por shperblimet do të jenë shumë të jashtëzakonshme.

Vetëdijësimi

Ka një dallim të madh mes menaxherit dhe punonjësit e madje edhe midis shefave. Liderët e dijnë, e kuptojne dhe e pranojnë këtë diferencë; kjo tregon shumë për imazhin e tyre, veprimet e tyre dhe kuminikimin e tyre.  Një lider i mirë duhet ta ketë parasyshë që jo gjithmonë duhet ta vë në pah fatin që eshtë mbi punëtorët e vet por të sillet si njëri prej tyre në menyrë që të jetë sa më afër problemeve dhe angazhimeve të tyre.

Vendosmeria 

Të gjithë liderët duhet të marrin vendime të vështira, kjo shkon direkt me punën që ata e bëjnë çdo ditë. Një gjë e rëndësishme është që këta persona të dijnë ti marrin drjetë këto vendime dhe nëse ato janë në nivelë të lartë. Në pozitat udhëheqëse vendosmëria është ajo që ka shumë rendësi dhe të kesh këtë aftësi të ndihmon shumë neë cdo aspekt.

Ndjeshmeria

Liderët e mirë të lavdërojnë në publik dhe të adresojnë problemet apo kritikat privatisht. Liderët më të mirë të udhëzojnë punonjësit përmes sfidave, dhe janë gjithmonë në vëzhgim për zgjidhje për të nxitur suksesin afatgjatë të organizatës. Në vend se të merren me gjërat personale kur ata ndeshen me probleme, udhëheqësit e mirë shikojnë për zgjidhje konstruktive dhe perqendrohen per te shkuar perpara ne secilin aspekt për të mirën e puntorëve.

Pergjegjesia

Liderët e mirë marrin përgjegjësi për performancën e të gjithëve, duke përfshirë edhe vetën. Ata ndjekin të gjitha qështjet e pazgjidhura, kontrollojne punonjesit, dhe monitorojne efektivitetin e politikave dhe procedurave të kompanisë. Kur gjërat shkojnë mirë, ata lavderojnë. Kur ngriten problemet ata I identifikojnë shpejte, gjejne zgjidhje, dhe kthejne gjërat ne vendin e duhur.

Vetebesimi

Jo vetëm që lideret më të mirë kanë vetëbesim, por vetëbesimi I tyre është motiv edhe për të tjerët ti përfundojnë detyrat me sukses. Punonjësit janë të tërhequr natyrshëm ne ta, kërkojë këshillën e tyre, dhe të ndjehen më të sigurt si rezultat i kësaj. Kur vihet në sfidë, ata nuk dorezohen lehtë, sepse ata I dijnë që idete e tyre, opinionet dhe strategjite janë të informuara mirë dhe rezultat I një pune të veshtire. Por kur gabojne, ata marrin përgjegjesi dhe reagojne shpejte për të regulluar situatën që të mos e humbin autoritetin ne vendin e punës.

Optimizmi

Liderët e mirë janë burim I energjise positive. Ata kumonikojnë lirshëm. Ata janë shumë të dobishem dhe gjithmonë merakosen për ndjenjat e të tjerëve. Ata gjithmonë të japin bindjen se e kanë nje zgjidhje për cdo gjë dhe gjithmonë e dijnë se cfare të thonë ne menyrë që ti inspirojnë të tjerët. Ata I shmangin kritikat dhe mendimet pesimiste, dhe gjithmonë kërkojnë mënyra për të gjetur mareveshje mes paleve dhe kjo ndihmon që puntoret të punojnë së bashku si një grup që të kenë punë më efikase dhe efektive në kompani.

Sinqeriteti

 Liderët e fortë trajtojnë puntorët si ata duan që të tjerët të I trajtojnë ata. Ata janë jashtëzakonisht etik dhe besojnë se ndershmëria, përpjekjet, dhe besueshmëria formojnë themelin e suksesit. Ato mishërojnë këto vlera aq haptazi saqë punonjësit nuk dyshojë në integritetin e tyre për as një minute te vetem. Ata ndajnë informacionet hapur dhe shpangin kontrollin mbi të tjerët.

Fokusi 

Liderët e jashtëzakonshëm gjithmonë planifikojnë përpara kohe dhe ata janë të super te organizuar. Ata mendojnë se përmes skenarëve të shumta dhe ndikimet e mundshme të vendimeve të tyre, duke konsideruar edhe alternativa të tjera dhe duke bërë plane dhe strategji – do të kenë shenjestren drejt suksesit. Ata tregojne haptazi planet e tyre dhe kanë plane rezervë në rast të ndryshimeve në minutën e fundit (të cilat realisht ndodhin shumë shpesh).

Inspirues 

Bashkoni të gjitha këto kualitete dhe do të fitoni një  paraftyrim se si një lider I mirë duhet të jetë: dikush që komunikon në mënyrë të qartë, koncize, dhe shpesh, dhe duke bërë kështu i motivon të gjithë për të dhënë më të mirë qe ata mund të bëjnë. Ata sfidojnë puntorët e tyre duke vendosur standarde dhe pritje të larta, por të arritshme, por gjithsesi duke u dhënë atyre mbështetjen, mjetet, trajnimin, dhe hapsire per t’I arritur keto qëllime dhe të bëhen punonjësit më të mirë qe mund te jenë.

Gjej Pune, Kerko Pune, Oferta Pune, Pune

Leave a Reply