LETËR MOTIVIMI

Letëra e motivimit apo siç njihet ndryshe si letër profesionale është letër e cila zakonisht dërgohet tek punëdhënesi nga punëkërkuesi e bashkangjitur me CV-n. Në këtë dokument zakonisht duhet të shkruani karakteristikat tuajat dhe arsyet se pse ju e meritoni të jeni në pozitën në të cilën po aplikoni. Në këtë letër duhet të përfshihen interesat e juaja rreth punës, motivet tuaja, dëshirat dhe interesat sa I përket karrierës.

Ky dokumet ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe gjat aplikimit tuaj në punë prandaj duhet të keni shum kujdes se çfar shkruani aty. Gjithashtu mundohuni t’i evitoni të gjitha gabimet drejtëshkrimore. Letëra e motivimit duhet të shkruhet në atë mënyrë që të tregoj se ju me të vërtetë jeni personi I duhur për pozitën në të cilën po aplikoni.

Kreativiteti nuk duhet të mungoj gjat shkrimit të një letëre motivmi. Synoni që të jeni sa më unik dhe të mos e përdorni të njëjtën letër për çdo pozitë që aplikoni sepse realisht në asnjë vend pune nuk kërkohen aftësitë dhe motivet e njëjta.

Nëse realisht I keni të gjitha eksperiencat por ju mundon informata se si ti kategorizoni këto cilësi tuaja atëherë ne do të ju ndihmojmë që ta keni më të lehtë shkrimin e një letëre të motivimit.

Karakteristikat fizike të letres motivuese:

  • Adresat

Karakteristika fizike llogariten edhe adresa e aplikuesit me të gjitha të informatat për kontaktin tuaj dhe normalisht adresa e pranuesit me po ashtu te gjitha informatat e tij. Të dhënat e tilla zakonisht duhet të radhiten varësisht prej stilit I cili është përdorur në vendin e caktuar apo edhe varësisht nga gjuha, mirëpo nuk duhet të harrojmë se këto të dhëna gjithmonë vendosen në kokë të letres motivuese pa marrë parasysh as një rrethan tjetër.

  • Titulli i letrës

Titulli duhet të zgjidhet varësisht prej pozitës në të cilën ju jeni duke aplikuar. Do të thot se ne pjesën e titullit në të gjitha rastet bënë pjesë titulli për vendin e punës në të cilin ju si punëkëkrues jeni duke aplikuar. Mundohuni që titullin mos t’a shkruani shum gjatë pasi që nuk është aspak e nevojshme dhe nuk duket fare mirë.

  • Hyrja e letrës

Hyrja në letrën motivuese patjetër duhet të filloj më një përshëndetje e cila mundësisht nuk duhet të jetë shum e përgjithëshme. Preferohet që kjo përshëndetje të jetë shum personale.

Si Hyrje e përgjithshme konsiderohet nje hyrje e tille: Të nderuar zonja dhe zotërinjë nga kompania (shkruani emrin e kompanisë)

  • Përmbajtja

    Preferohet që përmabjta sa më shkurt aq më mirë. Brendia e letrës suaj motivuese le të arrij jo më shumë se 90-100 fjalë të cilat preferohen të jenë të shpërndara në tri tërësi: e para është Hyrje, e dyta Ju dhe Motivimi dhe në e treta Përfundimi.

Hyrje personale:  mund të filloni “I nderuar zotëri (Ketu shkruaj mbiemrin e personit që po i adresoni letrën)”
Hyrjes në letrën motivuese i takon edhe paragrafi i parë I letrës I cili mund të përmbaj një ose më së shumti dy fjali, varësisht nga qasja që dëshironi të keni me atë letër apo duke marr parasysh vendin ose gjuhën në të cilën keni zgjedhur ta shkruani letrën.
Në gjuhën shqipe, zakonisht preferohet që ky paragraf të posedoj jo me shume se dy fjali ku njëra informon ofruesin e punës se ku ju keni marrë informatën për vendin e lirë të punës që keni aplikuar dhe përmes fjalisë tjetër shprehni interesimin tuaj për këtë pozitë.

Shembull:
Gjatë kërkimit që po bëja në internet në faqen Ofertapune.net gjeta se kompania juaj po ofron vend pune si (këtu shkruani Titullin e sakt të vendit të punës, ashtu siç është shkruar nga kompania kur ka publikuar shpalljen). Pjesa tjetër vazhdon: “Me këtë letër, unë dua të aplikoj për poziten e lirë që ju ofroni”.

  • Ju dhe Motivimi

Në këtë paragraf mundohuni që t’i tregoni personit që po ja drejtoni letrën që ju jeni të motivuar të punoni në atë punë dhe është puna ideale për ju. Nuk është e nevojshme të shkruani shum fjalë në këtë pjesë, mundohuni të jeni të qartë në atë që shrkuani dhe të mos jeni të mërzitshëm.

Shembull:

Kjo pozitë e punës të cilën ju e ofroni është shum tërheqëse për mua sepse më pëlqen të merrem me gjera të tilla. Në rast se keni eksperiencë të tillë, shkruani qfarë ishin ato dhe si I keni perfunduar. Në rast se nuk ke eksperiencë mund të tregosh edukimin tënd apo edhe vetëm dëshirën për të qenë pjesë e asaj pozite. Është e rënëdesishme që me pak fjalë t’i tregoni punëdhënësit se ju e deshironi këtë vend pune.

  • Përfundimi

Përfundimi gjithashtu nuk duhet të jetë shum I gjatë. Mjafton ta permbyllni letrën motivuese duke I falemderuar për kohën apo duke e shprehur kënaqësin tuaj për cilëndo përgjigje që ata do të dërgojnë rreth apkikimit. Në këtë pjesë mund t’i  bashkangjitni edhe përshendetje të shkurtër.

Shembull:
Ju falënderoj shum për kohën që ndate për mua, do të më gëzonte pa masë thirrja juaj për intervistë në këtë pozitë pune.

Gjitha të mirat
(Emri dhe mbiemri)

  • Bashkangjiturë:

Në fund është mirë të ndani edhe një pjesë ku do ti shkruani dokumentet që deshironi t’i bashkangjitni bashk me letrën motivuese. Për shembull: CV-ja, indeksi apo edhe ndonjë certifikim që e posedoni.

Nëse aplikimi bëhet permes postës atëherë sigurohuni që këto dokumente t’i klasifikoni sipas radhitjes që e shkruani në fund të letrës së motivimit. Ne rastin se aplikim e beni online atëher sigurohuni që dokumentet tjera ti bashkangjitni në formen PDF.

Gjej Pune, Kerko Pune, Oferta Pune, Pune

Leave a Reply