PARAQITJA NË NJË INTERVISTË PUNE

Sigurisht që në një intervistë pune ju doni të shkëlqeni dhe t’i pëlqeni personave që gjenden në panel me mendjen, intelektin dhe aftësinë tuaj profesionale. Por para se të uleni, duhet ta keni parasysh që ata vetëm e kanë krijuar një opinion për ty, përderisa ju keni arritur deri në fazen e intervistave do të thot që CV-ja juaj I ka lënë atyre të kuptojnë që ju mund të jeni punëtori I tyre potencial.

Pavarësisht se stili yt I veshjes është I mbushur vetëm me rroba firmato dhe luksoze, apo jeni person që nuk I intereson aspak moda, pamja e jashtme është një faktor I madh për përshtypjen e parë që e krijojnë njerëzit për ty sidomos në raste të tilla të intervistave të punës.

Sipas stilistes të njohur Laura McDade nga firma Topshop/Topman dhe disa blogereve të reja, stili është gjithçka kur bëhet fjalë për përshtypjen e parë që ju krijoni tek personat e tjerë. Ja disa keshilla sa I përket kësaj fushe nga këto profesioniste:

Duhet të ndiheni rehat

Gjëja më e rëndësishme për rrobat që keni zgjedhur ti vishni në intervistë është që të jenë të rehatshme dhe ju të ndiheni mirë me to. Te gjithë ne e dimë se kur kemi veshur gjëra që neve na bëjnë të ndihemi rehat ato na krijojnë vetëbesim dhe normalisht ndihemi me të sigurt.

Ju jeni mjaft në presion për intervisten dhe gjëja e fundit që doni të bëni në ato raste është të lëzivni shum nëpër karrige vetëm se nuk po ndiheni rehat në atë që keni veshur. Prandaj kujdes për zgjedhjet që bëni.

Përshtypja e parë

Zakonisht punonjësit janë shum të hapur me kandidatët në takimin e pare. Ata zakonsiht janë duke kërkuar për dikë që është shum I shoqërueshëm dhe me plot vetëbesim. Dikë që di se si të punoj në grup me të tjerët dhe të ketë komunikim të mirëfillt me ta. Kjo të jep hapësirë të manovrosh me rrobat e intervistës dhe është një mundësi të shprehësh personalitetin tënd përmes tyre.

Por gjithesi, ajo se çfarë po planifikoni të vishni duhet përshtatur edhe me punën për të cilën po aplikoni. Nese nuk jeni të sigurtë se çfarë tëvishni, atëherë bëni një kërkim të vogël online. Shikoni uebfaqen e kompanisë dhe mesazhet që ata japin aty për mjedisin e punës dhe për të punësuarit. Në rast se mungojnë këto infomacione sigurohuni që të vishni rroba që I përshtaten çdo rasti, kemish me pantollona më të gjera apo fund ne rast se jeni femër.

 Mos keni frikë nga ngjyrat

Njerëzit zakonisht frikësohen të veshin ngjyra të ndezura në intervista pune pasi që mendojnë që ngjyrat më të errëta tregojnë më tepër seriozitet dhe elegancë por nuk duhet gjithmonë të vishni vetëm ngjyren e zezë apo atë ngjyre hiri. Duke veshur një seri ngjyrash, nje xhemper, bluzë, kravate, shall apo fustan, mund të jetë një mënyrë që të reflektoni personalitetin tuaj, pa hutuar edhe intervistuesit nga ajo që po flisni. Zakonisht rrobat me kombinime të ndryshme të ngjyrave reflektojnë më teper pozitivitet. Prandaj keni parasysh nje fakt të tillë kur të bëni përzgjedhjen .

 Çfarë të mos bëni

Gjërat e mëdha si përshembull printet e ndryshme në rroba apo bizhuteritë që tërhekin shum vëmendjen janë gjëra që ju duhet t’i shmangni.

Nëse jeni femër atëherë mos I leni thonjët gjysem të lyer, kepucët e pa lyera apo njolla në bluzë apo në këmishën tënde. Një gjest I tillë do të tregonte se ju nuk kujdeseni për veten aq sa duhet dhe nëse ju nuk e beni një gjë të tille si mund të pres punëdhënesi që ju të kujdeseni për punën ?!

Duhet të siguroheni që kepucët të jenë të pastërta dhe të duken sikurse janë të reja. Vajzat duhet t’i shmangin taket që janë shum të larta, nuk është praktike dhe kjo jep një përshtypje se nuk jeni gati t’i përvishni mëngët dhe të ndytni duart kur vie puna.

Disa gjëra për ti menduar

  • Lloji I intervistes. A është kjo një lloj interviste formale, një mbledhi në grup apo një takim në kafene? Ju duhet të visheni sipas rrethanave. Duhet të jeni elegant, të visheni ‘menqur’ por jo gjithesi t’i përshtateni të tjerëve.
  • Lloji I kompanisë. Para çdo interviste ju duhet të bëni një kërkim për kompaninë, sidomos për kulturën brenda në kompani. Një kostum elegant mund të vishet nëse kompania është pjesë e botës së korporatave por nëse është një punë më kreative atëherë vishuni më thjeshtë që t’I përshtateni ambientit.
  • Pastërtia. Hekurosni këmishën, mbani mjekrrën apo mustaqet e shkurtëra ose të rruajtura tërësisht, shikoni se a I keni thonjet në rregull dhe se mos I ka dalur fija trikos tuaj.
  • Keni tatuazhe? Mbani të fshehura nëse mundeni. Tatuazhi zakonisht simbolizon jo seriozitet tek punëdhënesit dhe një gjë e tillë nuk ju duhet juve në intervisten e juaj.Largoni te gjithe vathet ne fytyre.

Këtu janë disa udhëzime:

  • Sigurohuni që robat ju bien taman. Nëse pantollonat apo mëngët e këmishes janë më të gjëra apo më të ngushta ju do të dukeni apo edhe të ndiheni parehatshëm.
  • Mos vini bizhuteri me ngjyra shume të ndritura. Intervistuesi duhet të ketë vëmendjen tek ju e jo bizhuteritë.
  • Vishuni sipas stinës. Mos vishni ndonjë rrollkë në mes te verës.
  • Mos vini parfum apo solucion pas rrojës. Ju kurr nuk mund ta dini nëse intervistuesi është alergjik ndaj tyre dhe nuk është një mënyrë e mirë për ta marrur vesh.
  • Sigurohuni që ti keni flokët ne rregull, dhe të keni një prerje të mirë që ju bën të dukeni të pastërt.
  • Për vajzat, mos vishni diçka shum të ‘zbuluar’. Është mirë që pjesët e trupit t’i mbuloni me roba që mos ekspozoheni shum.
  • Për vajzat, mos vini shum grim. Përdorni ngjyra më të lehta, mos vini senke shum të rëndë për sy apo ndonjë buzëkuq me ngjyrë shum të ndezur.

Gjej Pune, Kerko Pune, Oferta Pune, Pune

Leave a Reply