PËRGATITU MENTALISHT PËR INTERVISTEN

Këshilla

  • Bëje garderobën gati dhe pusho më shum se sa mendon se duhet.
  • Paramendojeni si do të shkoj intervista dhe paramendojeni veten gati, me plot vetëbesim dhe oratori.
  • Bëje një listë të pikave të dobëta dhe të forta që keni dhe ushtroni se si do të praktikoni ato.
  • Shkruani përgjigje të pyetjeve që nuk doni që të ju pyesin. Kjo do ta lehtësoj ankthin që keni.

 Pramendojeni veten se jeni një lojëtar që ka sot një ndeshje te madhe. Lojëtarët më të mirë që të mos kenë stres para lojes shikojnë dy herë se I kanë të gjitha mjetet që ju duhen ose ndëgjojne këngën e tyre të preferuar, të gjitha këto para ndeshjës së madhe.

Disa minuta para se të dilni nga shtëpia për intervistën e madhe që e keni ju mund të mos keni sasinë e stresit aq të madhe, por përgatitja mentale është gjithçka. Mundohuni sa më shum të mendoni gjëra pozitive dhe në këtë mënyrë ju e largoni nga vetja një sasi të madhe të stresit.

Ekspertët thonë se punëkërkuesit vizualizojnë në kokën e tyre se si do të shkoj intervista. Pak nervozizëm para një interviste mund te jetë e dobishme nëse ju bën më vigjilet dhe më energjik, por shum ankth mund të jetë katastrofike dhe shum jo e dëshirueshme për atë ditë. Praktikimi i frymëmarrjes së thellë ose përsëritja e fjalëve të qeta sikur ‘qehtësohu’ jan metoda që njerëzit praktikojnë për të dalur nga situata të tensionuara.Përgatitja mentale e mirë është çelësi kryesorë për një intervistë.

Për të pasur vetëbesim, trajnerët ekzekutiv këshillojnë që të shkruani disa nga arritjet e juaja më të mëdha dhe pastaj listoni aftësite tuaja që keni përdorur për arritjen e tyre. Nëse ju dini aftësitë e juaja dhe se si ju mund të bëni arritje të mëdha, atëherë do ta keni më të lehtë gjatë intervistes të flisni për to.

E njëjta logjikë përdoret edhe për pikat e juaja të dobëta. Gjatë ditës së intervistës, punëkërkuesit duhet të mendojnë përgjigje për tre pyetjet qe nuk duan që t’u pyesin. Shkruani në ndonjë flete nëse është e nevojshme dhe lexojini disa her. Kjo është një rrugë më e lehtë për të lehtësuar ankthin.

Si thoni për pyetjen më të urryer nga të gjithë “Sa vjec jeni?”.  Shumica e intervistuesëve janë të vetëdijëshëm se kjo pyetje kaq direkte është e jashtëligjshme, por në shumicen e rasteve do të ju pyesin “Ne cilin vit mbaruat fakulltetin?”, kjo direkt dërgon informacionin tek mosha juaj. Nëse ju thoni të vërtetën, atëher intervistuesi e din se sa vjec jeni dhe mund te vendos të mos ju punësoj shkaku I kësaj. Nëse ju thoni se nuk doni të përgjigjeni në këtë pyetje, mund te dukeni si shum i/e dobët dhe mund ta bëjë intervistuesin të ndihet parehatshëm.

Ja si mund të tejkaloni këtë situatë. Së pari ,mos mendoni se intervistuesi ka motive të fshehta. Në vend të kesaj, mendoni se ai po mundohet të mësoj diçka për ju dhe se sa jeni I aft për punën që po aplikoni. Pra dëgjoni pyetjen dhe pyesni ju pyetjet tuaja për të kuptuar planin themelore të kesaj pyetje.

Si përshembull, ju mund të përgjigjeni: “Më falni, jam kurioz të di se pse po më pyesni për këtë? A po brengoseni se aftësitë e mija nuk vlejnë për shkak të moshss?” ose “Kjo është një pyetje interesante. A jeni duke u munduar që të mësoni për zbatueshmërinë e aftësive të mija për punën”. Intervistuesi atëher duhet të pëgjigjet me arsyen e pyetjes, e cila lejon qe ju të thoni diçka të mirë për veten tuaj. Formuloni përgjigjen tuaj si një vitrinë të asaj se çfar ju keni mësuar dhe siguroni se trajnimi juaj në këtë fushë është ende duke vazhduar.

Testet që bëhen para ndonjë interviste jan edhe një burim tjetër ose bezdi, për shumicën që jane nisur për ndonjë intervistë. Kandidatët duhet t’i marrin vlerësimet seriozisht, edhe nëse nuk ju duken të nevojshme. Pastroni agjendën. Pyesni rekrutuesit se sa kohë do të zgjas testi sepse ju mund të duhet të dedikoni më shum se disa minuta të kohes tuaj. Ju mund edhe të praktikoni në shum teste paraprakisht të cilat mund t’I gjeni online. Këto teste mund të ju bëjnë të ndiheni më rehat kur jeni ju vet ne karrigen e nxhetë.

Një gjë që ndihmon shum është edhe dukja juaj. Nëse ju mendoni dhe besoni se po dukeni shume bukur atëher kjo do t’u rris vetëbesimin. Sigurohuni që të vishni roba te pastërta dhe elegante, kepuce të lustruara dhe mos vini shum bizhuteri që bien në sy apo roba shum firmato. Duke menduar që jeni vonë për intervisten, mund të ju ulë vetëbesimin gjithashtu, keshtu që dhuroni vetes më shum kohë për të udhëtuar se zakonisht.

Në përgjithesi, para një interviste të madhe, psikologët dhe ekspertët e karierës bien dakord se është e rëndësishme të fokusoheni në pozitivitet. Esenca e gjithë kësaj? Gjithmonë mendoni, flisni dhe praktikoni se çfar ju keni dëshirë të ndodhë. Një mendim pozitiv të dërgon shum hapa pëprara në çdo rrugë që fillon.

Gjej Pune, Kerko Pune, Oferta Pune, Pergatitje, Pune

Leave a Reply