PUNA EKIPORE

“ Të vetëm ne mund të bëjmë shumë pak gjëra,por së bashku mund të bëjmë gjithçka”

-Helen Keller

Të gjithë jemi dëshmitarë që bashkpunimi është mënyra më e mirë për të arritur rezultate që ne dëshirojmë në cdo punë që kemi nisur. Puna ekipore ka qenë gjithmonë e pranishme tek zhvillimi personal e professional i njeriut.

Aftësia për të arritur rezultate të mira në punë ekipore ka qenë dhe gjithmonë do të mbetet cilësi shumë e rëndësishme për secilin individ. Puna ekipore si koncept duhet të zhvillohet, mësohet dhe zgjerohet te secili njeri nëse ai synon të qaset në profesione të cilat kërkojnë shumë punë e përkushtim.

Ekipi dhe bashkpunimi në punë na ndihmon të realizojmë të gjitha gjërat të cilat vetë nuk kemi mundësi ti realizojmë. Normalisht që ky proces ndikon edhe nga fakti se sa të përkushtuar janë personat në ekipin me të cilin ne bashkpunojmë. Përparësia kryesore e të punuarit së bashku qëndron në faktin se gjatë këtij procesi të gjithë të involvuarit mundohen të:

  • Ndjekin vizione dhe qëllime të përbashkëta,
  • Punojnë së bashku me marrëveshje,
  • Secili ka rolin dhe rëndësin e tij ,
  • Një punë të madhe e ndajnë në shumë pjesë të vogla.

Shpesh herë na ndodhë që në ndonjë qështje të ngecim me orë të tëra për ta përfunduar dhe në fund të përfundojmë me rezultate negative. Jo më kotë thonë se bashkimi bën fuqi prandaj kërkoni ndihmë nga kolegët e juaj pasiqë rezultatet do të jenë shumë herë më të mira.

Statsitkat nga hulumtime të ndryshme tregojnë që në kompanitë dhe ndërmarrjet e ndryshme ku stafi komunikon dhe bashkpunon me teper mes vete janë arritur rezultate më të mëdha se në ato vende ku kjo gjë mungon. Nëse nisemi nga kompanitë më të suksesshme në tregun e jashtëm si psh. Google, Apple, Sony shohim se ata rendesi shumë të madhe i kushtojnë atmosferës brenda puntorëve të tyre, marrëdheniet dhe ambienti i mirë i punës është karakteristika që i dallon ata dhe normalisht kjo rezulton me rezultate shumë pozitive në projektet dhe produktet e tyre.

Ndërmarrësit zakonisht besojnë që mund t’i zgjidhin vetë të gjitha problemet dhe qëllimet e tyre, por në rastet kur ata ballafaqohen me punë më të komplikuara vinë në përfundim që ky besim nuk është asgjë tjetër përveç se një mendim egonist dhe i pa menduar mirë.

Duke u nisur nga fakti që në çdo ofertë të punës kërkohet që personi të jetë shumë komunikativ dhe i aftë të bashkpunojë me grupin, athëherë kjo do të thotë që edhe ne duhet ta zhvillojmë këtë aftësi sa më shpejtë nëse nuk e kemi bërë një gjë të tillë deri më tani.

Gjej Pune, Kerko Pune, Oferta Pune, Pune

Leave a Reply