Overview

HISTORIKU 
“Teqja Group International”, perbehet nga nje grup kompanish me experiencë të gjatë prej afro 15 vitesh, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në tregun Rajonal te cilat ofrojne nje gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh që nga logjistika deri tek prodhimi i materialeve industriale.

“Teqja Group” po kërkon te punesoje nje punonjes ne Departamentin e Auditimit.

Auditor

Detyrat dhe Pergjegjesite:

  • Te njohe, respektoj dhe ushtroj veprimtarine ne perputhje me statutin e kompanise, me aktet ligjore dhe nenligjore ne fuqi, si dhe me standartet e auditimit te brendshem.
  • Te ushtroj funksionet ne menyre objektive, me profesionalizem dhe ne perputhje me percaktimet e rregullores se brendshme dhe te mbarevajtjes te subjektit., sipas normave dhe procedurave te vecanta te veprimtarise se auditimit te brendshem ne sektorin privat.
  • Te kryej auditime ne menyre te pavarur, nga pikpamja profesionale, duke u udhehequr nga interesi I shoqerise ( kompanise ), per te forcuar besimin ne paanesine dhe efektivitetin e larte te sherbimit, ne cdo kohe qe kerkohet.
  • Te ushtroj veprimtari kontrolli ne perputhje me programin vjetor, te miratuar nga organet drejtuese te shoqerise, me perjashtim te rasteve kur jane miratuar ndryshime te parashikuara nga te njejtat organe drejtuese.
  • T’i propozoje organeve drejtuese te kompanise, nepermjet personit te autorizuar, pezullimin, rregullimin e menjehershem ose nderprerjen e veprimtarive te kundraligjshme ose te atyre veprimtarive qe demtojne rende interesat e subjektit ose mund te sjellin risk me pasoje shkaktimin e demeve ne pasuri, prone, imazh etj.
  • Te jap rekomandime subjektit te audituar per ndreqjen e te metave dhe parregullsive, per masat qe duhen ndermarre ne rastet e konstatimit te demeve ekonomike dhe financiare, per zhdemtimin e tyre, si dhe te bejne propozime te cilat synojne te ulin mundesite e perseritjes se ketyre fenomeneve ne te ardhmen.
  • Te mos beje publike asnje informacion, apo shkelje te gjetur gjate kryerjes se auditimit ose e lidhur me te, si dhe te ruajne dokumentet per cdo veprimtari auditimi te kryer, bazuar ne detyrimet qe rrjedhin nga aktet statutore, rregulloret dhe ligjet ne fuqi per te drejtat e perdorimit dhe arkivimit te ketyre dokumenteve

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi: Preferohet Diplome Universitare ne Finance apo ne fusha ne ngjashme.
Eksperiencë pune: Te pakten 5 vjet eksperience ne pozicione drejtuese qe lidhen me Financen, Zhdoganimin dhe Inventarizimin e Mallrave.

Të tjera:
Aftësi gjuhësore : Njohuri shume të mira te gjuhes Shqipe dhe Angleze.
Aftësi kompjuterike: Njohuri shume te mira te paketes Microsoft Office,Software si Alpha,Oracle,Navision etj .
Mosha: Nga 30 deri ne 40 Vjeç

Procedura e Aplikimit:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutemi dorezoni CV e detajura tek Divizioni i Burimeve Njerezore burimenjerezore@teqja.com.al 
Afati i aplikimit: Aplikimet do te pranohen deri me 16 Shtator 2017