Overview

NJOFTIM PUNE Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët. SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

Pozicioni:Sistemues
Departmenti: Departamenti Operacional
Vendodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Roli i sistemuesit është të pranojë dhe të sigurojë prezencën dhe vendosjen e rregullt të produkteve sipas procedurave të kompanisë;Punon drejtpërdrejtë me kolegët e tij/saj në skuadër.

Detyra dhe Përgjegjësi: 
-Njeh shumë mirë dhe zbaton në mënyrë strikte të gjitha procedurat dhe rregullat e brendshme të kompanisë përsa i përket produkteve, asortimenteve, higjienës dhe standardeve të punës;
-Zbaton procedurat e brendshme për sigurinë dhe shëndetin në punë duke u kujdesur për veten, kolegët dhe klientët;
-Merr furnizimin dhe e sistemon në magazinë;
– Sistemon produktet nëpër rafte dhe kujdeset për mirëmbajtjen pastër dhe me rregull të tyre;
– Kujdeset që të gjitha produktet e ekspozuara në rafte të jenë të pajisura me barkode;
– Kujdeset për mirëmbajtjen e etiketave të rafteve (çmimi dhe oferta);
– Prezanton para klientëve produktet që kanë nevojë për prezantim;
– Ndihmon klientët në rastet kur ata kanë nevojë për ndihmë;
– Njeh produktet që tregtohen në dyqan dhe funksionin e tyre, etj.

Kërkesat: 
a. Edukimi:Të zotërojë diplomë të shkollës së mesme.
b.Eksperiencat e punës:6 muaj-1 vit në pozicione të ngjashme.
d. Aftesi të tjera:
– Aftësi për te punuar në skuadër;
– Aftësi për të operuar me të gjitha pajisjet për kryerjen e punës;
– Aftësi të larta komunikimi.

Kushtet e punës: Ofrohet pagë konkuruese.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
Afati i dorëzimit: ​21/09/2017

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.