PYETJET MË TË ZAKONSHME NË NJË INTERVISTË PUNE

Studimet tregojnë që pa marrë parasysh se sa shum kemi eksperienca me intervista pune, prap se prap kur kemi të bëjmë me një të tillë nuk ndihemi edhe aq rehat sa do të donim të ishim. Studimet tregojnë që arsyet kryesore për këtë gjë është pasiguria që ndjejmë kur presim pytjet qe do të na parashtrohen.

Nuk mjafton vetëm një kostum I bukurë nëse dëshirojme të kemi një intervistë të suksesëshme. Është e nevojshme që së paku një herë t’i lexojmë disa pyetje të cilat cilësohen se janë më të shpeshta në intervista të punës në çdo industri.

Në vazhdim kemi listuar disa pyetje që zakonisht I përdorin punëkëkruesit në intervistat me punëtorët e tyre potencial.

Pyetjet e pergjithshme :

Zakonisht secila intervistë fillon me disa pyetje të përgjithshme me të cilat punëkërkuesi kërkon informacion sa I përket ambicieve të juaja, sa jeni të interesuar për punë dhe sa e vlerësoni atë.

  • Më tregoni diçka interesante rreth vetës tuaj.
  • Cilat mendoni se janë pikat tuaja të forta dhe pse?
  • Cilat I cilesoni si dobësi tuaja?
  • Ku keni qëllim të arrini pas 5 viteve në karrierë?
  • Çfarë duhet të ketë një kompani që ta konsideroni si ideale?
  • Çfarë ju pëlqeu në kompaninë tonë që aplikuat për punë?
  • Pse do të duhej që ne të ju punësojmë juve në kompanin tonë?
  • Kur e keni ndjerë vetën më të kënaqur në punën që keni bërë?
  • Çfarë mund të ofroni ju për ne që kandidatët e tjerë ndoshta nuk mund të ofrojnë?
  • Cilat detyra dhe përgjegjesi kishit në pozicionin tuaj të fundit ?
  • Çfarë informacione dini në lidhje me kompaninë që keni aplikuar për punë?
  • Sa jeni të gatshëm për tu zhvendosur në një vend tjetër nëse do të ishte e nevojshme?
  • Cili ka qenë projekti i fundit që ju keni drejtuar, dhe cilat ishin rezultatet e këtij projekti?

Pyetje që kanë të bëjnë me personalitetin tuaj

Në këtë fazë të pyetjeve zakonisht punëkërkuesi kërkon të dijë më tepër për personalitetin tuaj. Me këto pyetje ai tenton të mësoj se si do të ambientoheni ju në një vend pune, si do t’i trajtoni situatat me të cilat mund të ballafaqoheni dhe sa jeni te gatshëm të përkushtoheni në pozitën të cilën ata kërkojne.

  • A mund të na tregoni një rast kur puna juaj është kritikuar dhe të na thoni se si keni reaguar ju në atë rast?
  • A ju ka ndodhur ndonjëherë të jeni në një ekip ku dikush nga anëtarët nuk kishte bërë aq sa duhet për punën e caktuar? A mund të na thoni si e keni trajtuar këtë rast dhe a ka sjellur rezultate iniciativa juaj?
  • Cili vlersoni se është dështimi juaj më i madh në karrierë, dhe çfarë keni mësuar prej tij që do ta kujtoni gjithmonë?
  • Cila është vetia qe ju iriton në lidhje me kolegët apo njerëzit e tjerë dhe a tentoni ta ndryshoni këtë veti tek ata?
  • Nëse punëdhënësi juaj ju kërkon që ju të bëni diçka që nuk ju pelqen apo ju nuk pajtoheni, si mendoni se do të vepronit në atë rast?
  • Na tregoni një shembull që ju keni bërë ndonje veprim të gabuar në punën tuaj. Si I kaloni zakonisht këto situata?
  • Nëse mësoni se kompania në të cilen po punoni është duke bërë diçka të gabuar dhe kundër ligjit, si mashtrimi, çfarë do të bënit në atë rast?
  • Cili është vendimi që ju e kosideroni si më i vështirë që keni bërë në pesë vitet e fundit dhe a mund të na thoni se si keni ardhur deri te marrja e këtij vendim?
  • Na tregoni se si do të trajtosh një situatë në qoftë se do të jetë e nevojshme të punoni edhe pas orarit?

Pyetje për zhvillim të mëtutjeshëm të karrierës tuaj

Pyetjet e fundit zakonisht bëhen me qëllim që punëkërkuesi të mesoj se a ka rëndësi për ju karriera dhe profesioni që keni zgjedhur dhe sa produktiv mund të jeni nëse ai u beson juve atë punë.

  • Çfarë plane keni të bëni në aspektin e zhvillimit të karrierës tuaj?
  • A mendoni se keni nevojë ta përmiresoni veten sa I përket punës tuaj dhe si mendoni të arrini këtë përmirësim?
  • Çfarë qëllime dëshironi të arrini nëse ju pranojmë në pozitën te cilën ju keni aplikuar?
  • Sa kohë do të nevoitet që të bëni një kontribut I cili do të jetë I rëndësishëm për ne?
  • Sa kohë zakonisht ju duhet që të përshtateni me ambientin dhe ekipin në punë?
  • Nëse ne zgjedhim qe ju te pranoheni në këtë pozitë, a mund të na përshkruani cila është strategjia juaj për 90 ditët e para të punës?
  • Çfarë nuk do të pranonit kurre të bënit nëse ju kerkohet në vendin e punes?
  • Sa mendoni se jeni tolerant sa I përket ndryshimt të orarit dhe bartjen e përgjegjësisë nga punëkërkuesi?
  • Si mund të na përshkruani stilin tuaj të punës në punen e tanishme dhe a mendoni se ka nevoj për ndryshime?
  • Si do të duhej të ishte Ambienti i punës që ju ta cilesonit si ideal?
  • Sa jeni përgatitur për këtë intervistë?

Gjej Pune, Kerko Pune, Oferta Pune, Pune

Leave a Reply