SFIDAT NË PUNËN TONË TË PARE

Çdo gjë e re në fillim është pak e frikshme për arsye se të gjithë ne kemi frike se si do ta përballojmë atë. Puna jone e parë është me të vërtete një sfide e madhe aq më tepër kur e dimë se ne vendin tonë kemi mundësi të limituara për përgatitjen e të rinjëve për punë dhe për eksperienca të tilla të ngjashme. Është shumë e rëndësishme që në punën tonë të parë të sillemi me shumë vetëbesim dhe të mundohemi në maksimum ti mësojmë shpejt dhe mirë gjerat e reja.

Në vazhdim do të ju listojmë disa shprehi qe duhet ti posedoni në punën tuaj të parë që të keni sukses:

  • Shkoni ne vendin tuaj të punës para se punëdhënësi juaj të arrij dhe asnjëherë mos u largoni nga aty para tij.

Kjo mund të ju duket pak ekstreme por një gjest I tille tregon se ju jeni shumë serioz dhe I përkushtuar për punën tuaj në kompaninë qe sapo keni filluar punës. Në rastin kur udhëheqësi juaj thotë se nuk është e nevojshme ta besh një gjë te tille atëherë mund ta pyesësh atë se ne çfarë ore do te dëshironte qe ju te ishit ne vendin e punës.

  • Asnjëherë mos e merr laptopin personal në vendin e punës përveq rasteve kur ju kërkohet një gjë e tille.

Te punosh nga llaptopi juaj personal pa tu kërkuar një gjë e tille lë përshtypjen që ju jeni duke fshehur diçka te cilën udhëheqësit tuaj nuk duhet ta dinë. Në rastet kur ju keni një prezantim është ne rregull ta përdoresh laptopin personal po vetëm atëherë kur ju kërkohet një gjë e tille. Edhe në rastet kur jeni ne një takim dhe u është kërkuar një gjë e tille, ne as një moment mos e përdor atë për arsye te tjera përpos për atë qe jeni caktuar ta bëni në atë takim. Gjithashtu mundohuni ta krijoni shprehi qe ne as një rast të mos e përdorni telefonin tuaj ne vendin e punës e sidomos në takime shumë serioze si për shembull me klient të ndryshëm pasi qe me ketë gjest dukeni se nuk po tregoni edhe aq shume interes për temën që po diskutohet.

  • Stop alkoolit ne pune.

Është shume e rëndësishëm qe te mos pini alkool ne ngjarjet të ndryshme të kompanisë e sidomos jo në festat e ndryshme që I organizoni për te tjerët pasi qe ky gjest tregon mos seriozitet nga ana juaj dhe nuk do te dukeni aspak mire po te vepronit ashtu. Normalisht një gote vere apo një pije tjetër mund te konsumohet ne rastet kur jeni duke festuar diçka për shembull një arritje te kompanisë po mos e lejoni veten te deheni pasi qe ky gjest është absolutisht I papranueshëm.

  • Thuaji jo gënjeshtrës dhe vjedhjeve. 

Besimi është gjëja kryesore që punëdhënësi juaj duhet të ketë tek ju. Për ta bindur atë të ju besoj thoni gjithmonë të vërteten sa do e keqe qe te jetë ajo dhe asnjëherë mos merr ndonjë gjë nga vendi I punës pa pyetur se a lejohet ose pa qene e jotja personale. Të kesh raporte dhe mirëbesim ne vendin e punës te jep me tepër vetëbesim dhe për ta fituar ketë keni kujdes se si silleni. Normalisht me mire një e vërtet e hidhur se sa një gënjeshtër e bukur.

  • Harroni justifikimet. 

Mundohuni në maksimum ta përfundoni punën me kohë por edhe në rastet kur nuk e arrini atë mos gjeni justifikime te kota. Më mire tregoni arsyen e vërtet se përse erdhi puna deri aty se sa te gjeni justifikime kot, më pastaj mundohuni ta përfundoni obligimin me sukses ne mënyre qe te mos keni nevojë të gjendeni në situatë të pa këndëshme para punëdhënësit dhe kolegeve tuaj.

  • Shkathtësia  

Shkathtësia ka rol shumë të madh në vendin e punës. Askush nuk pret nga ti që të kesh përgjigje për secilën pyetje që bë Në rastet kur nga ti kërkohet diçka që nuk je I sigurt se mund ta besh atëherë është mire të paktën të provosh një gjë te tille. Ne ditët e sotme është shumë e lehte të kemi një burim informacioni për secilën qeshje që ne dëshirojmë prandaj tregu I shkathet dhe gjej përgjigje edhe për pyetjet te cilat nuk ke as një njohuri te mëhershme.

Gjej Pune, Kerko Pune, Oferta Pune, Pune

Leave a Reply