SHPREHITË QË NJË PUNËTOR I MIRË DUHET T’I KETË

Të fitosh një vend pune nuk është problem edhe shum I madh e nga ana tjetër të mbash atë punë kërkon shum përkushtim. Zakonisht kur ne fitojmë një vend pune harrojmë se duhet të kemi kujdes që ti dëshmojmë kompanisë ku punojmë se ne me të vërtetë e meritojmë atë vend të punës.

Këto janë disa nga shprehitë kryesore që një punëtorë I mirë duhet t’i posedoj që të ketë rezultate të mira në punë :

Bëhu I përpiktë – Mundohuni që çdo dit ta respektoni orarin e punës. Është mirë që të shkoni në punë 10 minuta më heret në mënyrë që të keni pak kohë të ambientoheni me vendin e punën, ta filloni ditën të relaksuar dhe pse jo ta filloni punën me një filxhan çaj ose kafe

Iniciativat – Pavarësisht se a është apo nuk është një obligim I juaji, kujdesu që ta përfudnosh nëse je në dijeni që është në të mirë të kompanisë ku ju punoni. Edhe në rastet se është e nevosjhme ta rregulosh një prishje në tualet apo të vendosësh një pikturë, thjesht bëje sepse kjo tregon që je I gatshëm të merresh edhe me gjëra të tjera përveq se ta përfundosh punën tënde në kohë.

I rregulltë dhe i pastër – është e nevojshme që vendi I punës apo me saktësisht tavolina juaj e punës të jetë gjtihmonë e pastërt dhe e organizuar mirë. Kjo tregon që ju kujdeseni për vendin tuaj të punës dhe jeni të inetresuar që t’i mbani gjërat në rregull.

I shoqërueshëm –  të jeshë I shoqërueshëm në vendin e punës të ndihmon në shum apskete. Momentet argëtuese në punë I duhen secilit nga ne prandaj është e nevojshme që të keni sa më shum kontakt me kolegët tuaj të punes sepse sjelljet pozitive janë shtylla e suksesit në çdo ambient dhe kur është e nevojshme që të keërkosh ndihmë nga kolegët tuaj atëherë do të jesh I sigurt që do marrësh ndihmë.

Regullorja e punës – zakosnisht kompanitë kanë një regullore pune por edhe në rastet kur kompania në të cilën ju veproni nuk e ka një të tillë atëherë kujdesu që t’a pergatitësh ti një të tillë për vete në mënyre që ti permbaheni asaj çdo ditë dhe t’i kryeni punët me sukses.

Efikasiteti – Disa persona për nga natyra janë më efikas e disa të tjerë nuk e posedojnë këtë shkathtësi por fatmirësisht kjo aftësi zhvillohet duke u munduar ti përfundosh punët me radhë dhe me seriozitet të madh. Përvoja do të ta mësoj mënyren e duhur më të lehte dhe më të shpejtë për t’i përfunduar gjërat me kohë dhe në këtë mënyrë punëdhënesi juaj do të jetë I kënaqur me performancën tënde në komapninë e tij.

Zgjidhni probleme – është e rëndësishme që ne ta kuptojmë punën që e bëjmë çdo ditë por gjithashtu është e rëndësishme ta kuptojmë edhe punën që e bëjnë kolegët tanë në po të njëjtën kompani. Duke e kuptuar punën e njëri-tjetrit ju do të jeni në gjendje t’i ndihmoni në probleme të ndryshme dhe kështu do të jeni më kompakt sa I përket zhvillimit të kompanisë ku ju veproni. Është e nevojshme që t’i jepni ide dhe sygjerime njëri-tjeterit dhe në këtë mënyrë ata do të dalin mirë para klientëve apo njerëzve të tjerë brenda zyrës.

Shpejtësia – padyshim shpejtësia ka rëndësi të veçant në procesin e punës dhe produktivitetit tonë. Është e nevojshme të mësojmë të punojmë shpjet gjat punës tonë rutinore por të punosh shpejt nuk do të thot të ngutesh deri ne atë pikë sa të përfunosh punën me kualitet më të ulët.

Mbaj shënime – është shum e nevojshme që sëcilen punë tuaj të shkruani në letër dhe kur të pyet dikush qe çfar pune keni bërë atëherë do të jeni të gatshëm t’a sqaroni secilën pikë të saj pasi që I keni të shkruara detajet e asaj pune. Në të kundërtën do të harroni pjesën më të madhe të punës dhe kur të vij koha për raport do të dilni në pozitë të keqe nëse nuk jeni në gjendje të tregoni për produktivitetin në punën e juaj.

Evito gabimet – Ne të gjithë bëjmë gabime dhe kjo është shum normale në punën tonë rutinore mirëpo është e nevojshme që vazhdimisht të mundohemi t’i evitojmë këto gabime pasi që e dimë që ka disa gabime që asesi nuk falen. Në rastet kur bëni një gabim sa do I vogël që është në vendin e punës, sigurohuni që t’a permirësoni atë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Përgjegjësia në punë – Ta kuptosh përgjigjësinë tënde në vendin e punës të bën të kuptosh në thelb se cila është detyra juaj në atë vend. Studimet tregojnë që secili punëtorë që është I përgjegjshëm është shum më I dëshirueshëm në qfarë do vendi të punës.

Puna ekipore – puna në ekip të ndihmon që të përfudnosh gjërat më shpejte dhe më mirë. Disa mendime së bashku padyshim janë shumë më produktive se një I vetëm. Të kesh sukses në punë ekipore do të thot të kesh vullnet të mirë, të dish t’i ndash idet dhe normalisht t’i përdorësh të gjitha eksperiencat e më hershme për të dhënë maksimumin teënd në ekip. Kështu do të krijoni më tepër besim tek të tjerët dhe do të keni më tepër suskes në punë.

Lexo dhe meso vazhimisht – të lexosh vazhdimisht gjëra të reja për punen që e bënë të jep më tepër siguri që je në rrug te drejtë. Të lexosh për një veprim që ti e bën çdo ditë të bënë të kuptosh më mirë koncepetet, instruksionet dhe faktet rreth asaj pune

Gjej Pune, Kerko Pune, Oferta Pune, Pergatitje, Pune

Leave a Reply