SI TË JEMI MË PRODUTIV ?

Që nga momenti kur ne fillojmë ditën, ballafaqohemi me shum obligime të cilat e konsumojnë pjesën më të madhe të energjisë tonë. Gjat ditës ne përballemi me shum situata ku duhet të marrim vendime të ndryshme të cilat zakonisht kërkojnë shum përkushtim për t’i zgjedhur. Këto situata shkaktojnë lodhje jashtëzakonisht të madhe  e pastaj kjo lodhje rezulton me munges të energjisë për ti kryer obligimet tona ditore në punë. Lodhja kosiderohet shkaktari kryesor I cili pengon produktivitetin tonë në punët tona të përditshme.

Sondazhet tregojnë se shumica e njerëzve zakonisht konsumojne pjesën më të madhe të energjisë duke marr vendime të ndryshme për përditshmërinë e tyre. Zakonisht sa më leht t’i marrim vendimet, aq më të freskët jemi në punë dhe kjo rezulton me një produktivitet në nivel tjetër. Njerëzit pretedojnë që do të ishte shum më e lehtë sikur të kishim shum zgjidhje por relaisht kjo do të kërkonte më shum kohë për të menduar dhe mendimet e tepërta lidhur me vendimet që duhet t’i marrim zakonisht I bëjmë paralelisht me rutinen ditore që nënkupton se nuk koncentorohemi sa duhet në punën që kemi për detyr ta përfundojmë.

Ushqimi

Varësisht nga orari i punës mundohuni të rregulloni edhe një orar ditor për ushqim. Ushqimi I shëndetshëm është njëri nga faktorët më të rëndësishëm I cili ndikon në produktivitetin tonë. Të gjith e dimë se energjia mentale është burim I cili hargjohet vazhdimisht, duke e regulluar një orar të ushqimit ne ia mundësdojmë vetes që të mos e kemi mendjen te ushqimi gjat gjith ditës dhe në këtë mënyrë fokusohemi në punën tonë pa patur mendjen tek ushqimi gjat orarit të punës.

Një orar i rregulluar në mënyrë të duhur për ushqim por edhe për shprehi të tjera ditore ju kursen energji, shume koh dhe padyshim ndikon edhe në të mirë të shëndetit tuaj.

Shpeshëherë për ne është e vështir t’i përmbahemi ndonjë plani të paracaktuar, mirëpo kur është puna për ushqim atëherë është shum e lehtë sepse për një kohë shum të shkurtë edhe organizmi ynë do të mësohet vetvetiu t’i përmbahet atij plani.

Ambienti I punës

Ndër faktorët që ndikojnë jashtëzakonisht shum në produktivitetin tonë është edhe ambineti në të cilin punojmë dhe veprojmë. Të gjithë e dimë se do të ishte më e këndëshme të punonim në një ambient I cili eshte i regulluar sipas deshirës tonë, ka më tepër ngjyra, më tepër hamroni dhe na mundeson neve te ndihemi si në shtepin tonë. Pa dyshim të punosh në një ambient të cilin e ke dekoruar vet të krijon ndjesi më familjare dhe të mundeson të kesh më tepër dëshir të qëndrosh aty.

Ngjyrat e vendet tona të punës janë gjithashtu faktorë shum I rëndësishëm për arsye se është e vërtetuar që ambientet tek të cilat dominon ngjyra e zezë, hiri apo kafe sjellin energji negative tek punëtorët kurse ngjyrat më të hapura zakonisht përçojnë një pozitivitet tek ta.

Rehatia

Produktiviteti konsiderohet element kryesorë për të realizuar funksione të reja. Shpeshëherë na ndodh që vëmendja që I’a kushtojmë disa zgjedhjeve ditore që na ofrohen ose shpesh imponohen është disi e tepruar.

Marrim shembull emra të njohur si Steve Jobs apo të tjerë në ditet e sotme, Bill Gates ose Mark Zuckerberg të cilët veçohen për sukseset e padiskutueshme në lëmitë që ata kane vepruar dhe vazhdojnë të veprojnë edhe sot. Këta persona vazhdimisht kan qenë të fokusuar në punën e tyre dhe I kan lënë anash zgjidhjet e vogla ditore të cilat I kan humbur kohë dhe nuk kan pasur aspak vlerë siç është veshja të cilën ata nuk e kan konsideruar si pikë që duhet të merret parasysh. Duke u nisur nga ky shembull mund të perfudnojmë që është e rëndësishme që të ndihemi rehat me atë se çfar veshim po asnjëherë nuk duhet të fokusohemi në këtë aspekt deri në atë pikë që të na shkaktoj humbje të madhe të energjisë.

Pra është e nevojshme që të mos i kushtosh vëmendje të tepërt se çfarë duhet te veshësh sot në punë, përveç rasteve nëse punon në ndonje industri të modës apo në ndonjë punë ku domosdoshmerisht paraqitja duhet të jetë në nivel të duhur. Përndryshe të gjith e dimë se një kostum i përshtatshëm gjat ditës na ndihmon te ndihemi më rehat pastaj kjo rehati bashk me disa faktor të tjerë ndikon edhe në produktivitetin tonë.

Organizimi I obligimeve

Ka raste kur disa obligime thjeshtë nuk është e mundur të anashkalohen, shembull prejra e flokëve, kontrollet tek mjeku, pagesat e ndryshme në bankë, koha me familjen ose ushtrimet ditore të cilat kan efekt shum pozitiv për organizmin dhe shëndetin tonë.

Ne jemi të prirur të humbin shum kohë duke tentuar t’i mbajmë në mend të gjitha këto obigime mirëpo ndohnjëher është mirë që këto t’i radhisim në një kalendar apo në telefonat tanë në mënyrë që t’i pëkrujtojme në momentin e duhur dhe në këtë mënyrë nuk do të kemi nevojë të hargjojmë energji t’i mbajmë në mend orët e obligimeve.

Zakonisht organizimi I një orari për obligimet rutinore na lehtëson ecurin e ditës dhe e kemi më të lehtë që kohën e lirë ta kalojmë duke u marr me gjëra më produktive për ne.

Gjeni kohë te lire për veten

Është shum e nevojshme që gjat orarit të punës herë pas here t’i japim vetes pak minuta pushim, kjo na ndihmon të jemi të qetë për ca çaste dhe të mendojmë se si t’i përfudnojmë sa më mirë punët që kemi filluar. Është mirë që kur jeni duke punuar në ndonjë projekt t’i ndani punët në atë mënyrë që kur keni të bëni me nje projekt një javor ta dini sakt se cilen pjesë të punës do ta kryeni ne secilën ditë të javes. Kjo ndarje do të ju ndihmoj që çdo ditë të kryeni nga një pjesë të vogël të punës dhe në fund të keni një rezultat të kënaqshëm.

Gjej Pune, Kerko Pune, Oferta Pune, Pune

Leave a Reply