SI TË SILLENI GJATË INTERVISTËS

Si te silleni gjatë intervistave perballë panelit është një pyetje që nuk bëhet shpesh, por kandidatët duhet të kuptojnë se çdo moment do te ketë ndikim në rezultatin e tyre. Ne kemi dhënë disa metoda të thjeshta për ti ndjekur që mund të ju ndihmojnë në zgjidhjen tuaj.

Para se ti ndiqni hapat të cilat I kemi listuar ne vazhdim, sigurohuni që të keni vetëbesim të mjaftueshëm. Në çdo rast vetëbesimi paraqet nje anë shum pozitive sa I perkët përshtypjes së parë.

 

  1. Mos harroni të përshëndetni panelin kur hyni në dhomë.
  2. Uluni qetë në momentin që ju kërkohet ta bëni. Sigurohu që të mos bëni zhurmë duke e ngrehur ulësen, gjë e cila mund të prish atmosferën.
  3. Uluni drejtë me shpinën e mbështetur në ulëse dhe duart në mbajtëse. Shtrembërimi në tavolinë apo shtyerja e trupit tuaj përpara nuk janë shenja të mira.
  4. Prisni deri sa intervistuesi të shikojë CV-n tuaj. Mos filloni të flisni deri sa t’u pyesin diqka – e kundërta dëshmon se jeni nervoz. Përgjigjuni pyetjes në mënyrë te qartë atëherë kur vie radha.
  5. Gjatë përgjigjës së pyetjës, mos shikoni tavanin apo dhomën përreth. Shikoni intervistuesin. Kjo krijon një ndjesi për panelin që jeni I interesuar ne bisedë.
  6. Nese nuk e dini përgjigjen e ndonjë pyetje, thuaja panleit. Mos u mundoni ta mbuloni me pergjigje te paduhura dhe te gabuara. Ndonjëher është më mirë të mos pergjigjeni fare.

 

Në situatë të tillë, mos bëi ndonjë gjest të pahijshëm si:

  • Kruani kokën,
  • Kafshoni thonjët
  • Mbyllni sytë,  apo
  • Të vendosni gishtat ne fytyre.

 

  1. Mos e përsëritni pergjigjen. Kjo tregon se jeni I papërgatitur dhe nuk keni dijeni për temën.
  2. Filloni te përgjigjeni pasi të perfundoj pyetja. Nxitimi tek pergjigja bën të kuptohet që deshiron të përfundosh procesin e intervistimit sa më shpejtë.
  3. Në fund tregoni interesim sa I përket pozitës, tregoni se ju jeni I inetresuar se çfar pune do të bëni në rastin zgjedheni për postin e ofruar nga kompania
  4. Thoni “Ju faleminderit” intervistuesit dhe lironi dhomën. Ndonjëher, paneli mund të rishikoj edhe nje herë profilin tuaj. Mos I merni dokumentet tuaja apo CV nga paneli nëse nuk jan ofruar paraprakisht nga ta.

Gjej Pune, Kerko Pune, Oferta Pune, Pergatitje, Pune

Leave a Reply