SI TË SILLENI NË PUNEN TUAJ TË PARË ?

Keni filluar punën e parë pas kolegjit. Nuk është gjë e lehtë. Tani duhet të siguroheni që të mbani dhe të keni suksese në të.
Qëndro në rrjedha jo vetëm në kompaninë qe do të punosh, por edhe edhe në kompanitë rivale dhe gjithe industrinë. Kjo do të të japë një perspektivë se ku do te arrijë shefi yt dhe pse bëhen vendime të ndryshme. Kolegët e tu do të të marrin më seriozisht nëse e shohin se I je dedikuar atij profesioni dhe je interesuar për ecurinë e asaj kompanie.

  • VESHJA

Kur të vijë dita juaj e parë e punës vishuni profesionalisht, edhe nëse je I sigurt se të gjithe veshin bluza dhe farmerka apo veshje të zakonshme. Meshkujt duhet të veshin pantallona te gjera dhe kemishë, kurse femrat mund të veshin pantollona të gjera ose fund me një bluzë që I mbulon supet. “Ju mund të vlersoni se çfarë kan veshur të tjerët brenda disa ditësh dhe pastaj ta zbusni atë,” këshillon Kathryn Santhers, një menaxhere e stafit të edukimit të lartë të divisionit të kompanisë edukative botuese Pearson.

  • PRIORITETET

Pasi të sistemohesh dhe të te ipen projektet që të punosh, sigurohu që të kuptosh se çfar kërkohet nga ti. Nëse nuk jeni të sigurt për një detyrë të caktuar, pyetni. “ Është më mirë të pyesni dhe të jeni të kujdesëshëm sesa të beni gabime” thote Santers. Kur të pyesni, të keni një laps dhe një fletë me vete që të shkruani të gjitha detajet. Menaxheri juaj do të iritohet nëse bëni pyetjen e njëjtë me shum se një her.

  • KERKO KRITIKA

Mos thoni se do të përfundoni një punë shpejt vetëm që të beni pershtypje shefit tuaj. Bëhu realist në atë që mund të arrish, dhe informoni shefin për progresin tuaj. Gjat javës së parë, diskutoni me shefin tuaj se si preferon ai/ajo qe te komunikoj. Jo çdo pyetje duhet të besh ne zyren e tij/saj. Pyet nëse preferon e-mailet apo mesazhet. Gjat punës në detyrën e parë, perditesojeni progresin tuaj duke u konsultuar. Pyet nëse jeni duke e bërë si duhet, kur ta përfundoni pyesni për reagimin e saj/tij. E ke bërë siq duhet? Ka ndonje gjë që do ndryshoje që të permiresosh punën tënde?
Mos jeni të turpshëm për këtë. Shefi yt ka interes në suksesin tënd, është më e lehtë për të që të të ndihmojë ty gjatë rrugës sesa në fund.

Kjo do të kerkojë balanc. Para se të shkosh me vrap te shefi me një problem, gjithmonë mundohu ta zgjidhësh vet. Ti dëshiron që të drejtohesh nga zgjidhjet, thotë Diane Borhani, drejtore kombëtare e kampusit te rekrutimit Deloitte & Touche, dhe shefat e pëlqejnë nëse njerëzit që I sjellin pyetje I sjellin edhe përgjigje atyre. Pra mundohu të gjesh një zgjidhje, dhe diskutoje me shefin.

  • ANGAZHIMI

Kur jeni në një mbledhje, mos rrini I ulur ne qetësi. Angazhohu. Jepi mendimet dhe opinionet tuaja, në një mënyrë të respektueshme. Kjo është arsyeja pse të kan punësuar. Kur ke një mundësi të pranosh një sfide te re apo kërkohen persona të tjere per një projekt të caktuar, dil vullnetarisht.

Gjithashtu kurrë mos u sill sikur punët e vogla nuk janë në nivelin tënd. Në disa pika të gjithë duhet të kopiojnë. Qëllimi yt është që t’ia bësh shefit tënd punën më të lehtë. Nese puna në zyre e kryen atë, bëje pa u ankuar.

“ Jo çdo ditë në punën tënde të re do të duket magjepsëse, por gjithmone ka një qëllim në atë që je duke bërë.”

Gjej Pune, Kerko Pune, Oferta Pune, Pergatitje, Pune

Leave a Reply