SI TË VEPROJMË PASI QË KEMI HUMBUR PUNËN?

Humbja e punës përballohet shumë keq dhe normalisht është situate shumë e vështire për secilin nga ne. Arsyeja kryesore është tregu I vogël I punës në të cilin jetojmë I cili nuk na mundëson të gjejmë punë edhe aq lehtë sa do të dëshironim. Pas çdo rasti të tillë personat janë shumë konfuz se çfarë të bëjnë në vazhdim të kësaj situate; ti gëzohen faktit që tani do ti ndjekin ëndrrat e tyre apo ti hidhërohen faktit që I janë ndaluar të ardhurat.

Niveli I stresit që I shkaktohet njeriut pas humbjen së punës është jashtëzakonisht I madhë dhe mund të llogaritet që është I përafërt me sasinë e stresit që shkaktohet nga humbja e ndonjë anëtari të familjes apo nga ndonjë lëndim shumë personal. Secili njeri duhet ta gjej metodën e vet se si ta tejkaloj një gjendje të tille dhe për të ju ndihmuar në vazhdim do ti listojmë disa veprime kryesore që mund ti bëni për ta tejkaluar ketë situate.

Mendoni pozitivisht

Është e nevojshme qe në raste të tilla ta ngushëllojmë veten me mendime pozitive. Mundohuni ta bindni veten që çdo gjë e keqe e ka edhe anën e saj të mirë dhe se pas çdo dëshpërimi ka mundësi të na vinë gjëra edhe më të mira. Fillimisht është mirë të reflektoni mbi ketë situate dhe ta mendoni mirë se cilat ishin arsyet kryesore pse u larguat nga puna juaj e më hareshme.

Në rastet kur e kuptoni se gabimi ishte tek ju është mirë të mundoheni në maksimum ta përmirësoni atë dhe të mos e përsëritni edhe në punët e ardhëshme. Ekziston mundësia që ishte I padrejta largimi nga puna dhe në këto raste mundoheni ta ktheni në forcë inatin që ju kaplon dhe në ketë mënyrë do të keni suksese më të mëdha në punën qe me te vërtet e vlerësojnë kontributin tuaj.

Mos filloni menjëherë të kërkoni punë të re, mundohuni që ti jepni vetes pak pushim dhe kur te jeni të gatshëm për pune te re atëherë filloni dhe kërkoni për një pune te re.

Rregullimi i emocioneve

Mënyra se si ju I rregulloni emocione varet plotësisht nga ju, pasi që secili person I ka metodat e veta për te arritur sukses ne ketë aspekt. Ka persona qe ketë gjendje e kalojnë duke bërë ushtrime të ndryshme fizike si për shembull vrapim, joga apo edhe fitness, persona të tjerë ndihen më mirë kur flasin me miq dhe I tregojnë për gjendjen e tyre emocionale e ky veprim pastaj I ndihmon që të ndihen më të qetë, ka të tillë që merren me shkrime të ndryshme, muzikë apo edhe vizatim. Pra rregullimi I emocioneve varet plotësisht nga ju dhe duhet ta gjeni vet metodën që ka efekt të menjëhershme për ju.

Ju sigurojmë qe pasi te jeni të qetë emocionalisht do te jeni ne gjendje me te mire për të marrë vendime tjera të cilat janë shume të rëndësishme për jetën por edhe për karrierën tuaj.

Synoni të arrini sa më lartë

Statistikat tregojnë qe mesatarisht njeriu një here në jetë largohet nga puna për arsye nga me te ndryshmet. Të gjithë njerëzit pasi ta marrin një lajm te tille pyesin veten pse me ndodhi mua kjo apo e potencojnë vazhdimisht qe nuk e meritojnë një situate te tille. Po te flasësh pas 5-10 viteve me po këta persona shumica nga ta do te thonë qe ai rast I ka shërbyer për te marre me seriozisht punën e radhës dhe normalisht tani kane korrur suksese edhe me te mëdha. Pra shumica e njerëzve e shohin anën pozitive te largimit nga puna qofte me arsye apo pa arsye.

Jo gjithmonë përjashtimi nga puna edhe gjeja me e keqe qe ju ka ndodhur pasi që ne këto raste do te jeni te gatshëm te mendoni se çfarë realisht dëshironi nga jeta dhe mundoheni ta gjeni veten se ne cilën fushe do te ishit me produktiv.

Qëndro aktiv

Kur përjashtoheni nga puna nuk do te thotë se tani është koha te qëndroni dhe te reflektoheni në shtëpi. Normalisht është e kuptueshme qe ti ofroni vetes ca dite pushim po jo edhe ta teproni. Disa jave apo pak muaj janë mjaftueshëm që ta rimerrni veten edhe të filloni të kërkoni një pune tjetër qe ju mendoni qe do ta realizoni me sukses. Fillimisht kaloni ca kohe duke krijuar kontakte me njerëz apo duke dërguar CV-n tuaj ne shpallje dhe oferta te ndryshme në portale të punës. Në periudhën që prisni përgjigje nga vendet ku keni aplikuar mundohuni që ta angazhoni veten me aktivitete që ju ndihmojnë juve të jeni aktiv. Shembull mund të filloni ndonjë kurs të gjuhëve apo ndonjë aktivitet I cili do te ju mbaj juve aktiv edhe ne periudhën kur keni shume kohë te lire.

Është mirë që në raste të tilla të filloni ti merrni më seriozisht ëndrrat e juaja dhe te fokusoheni direkt në qëllimet qe I keni vene vetes para se të filloni punën nga e cila sapo jeni përjashtuar.

Ne fund të fundit nuk ka shume rendësi se si e angazhoni veten, rendësi ka që ato angazhime të ju sjellin diçka produktive për jetën tuaj dhe te ju mbajnë larg mendimeve negative dhe dëshpërimeve qe I ndjeni vazhdimisht.

Gjej Pune, Kerko Pune, Oferta Pune, Pune

Leave a Reply